Xavi Hernandez mund të shkarkohet nga Barcelona në fund të sezonit

Sport

Xavi Hernandez mund të shkarkohet nga Barcelona në fund të sezonit. Tingëllon disi e çuditshme, por ky është raportimi më i fundit që vjen nga mediat pranë klubit katalanas. Në konferencën mediatike përpara ndeshjes me Almerian në kampionat, Xavi u shpreh se skuadrës së tij i duhet ende një punë e gjatë dhe e madhe për të arritur nivelin e Real Madrid dhe për të konkuruar me kampionët e saposhpallur të La Ligas.

Mesa duket, fjalë të tilla, nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit Laporta, i cili ka mbetur i zhgënjyer nga Xavi. Në fund të Janarit të këtij viti, ish-mesfushori mori deklaroi se do të tërhiqej nga detyra e trajnerit në fund të sezonit, por pak javë më parë, ndryshoi sërish mendim, duke deklaruar se do të vazhdonte të ishte trajner i Barcelonës. Sipas Xavit, arsyeja kryesore që e bëri atë të ndryshonte mendim, ishte pikërisht projekti i klubit dhe personazhi që e mbështeti më tepër atë përgjatë kësaj kohe dhe që luajti një rol thelbësor në qëndrimin e tij, ishte pikërisht presidenti Laporta.

Mirëpo, duke marrë parasysh fjalët e fundit të Xavit në konferencën për shtyp, mësohet se Laporta ka mbetur shumë ië zhgënjyer nga fjalë të tilla, sepse Xavit i janë bënë në dispozicion lojtarë të rëndësishëm, e kjo ka ndodhur mes shumë problemeve financiare të klubit.

Si pasojë, mediat pranë Barcelonës, bëjnë me dije se Laporta është duke menduar për shkarkimin e Xavit, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në verën e 2025-tës.