Xavi Hernandez reagoi duke deklaruar se Federata Spanjolle e Futbollit mori vendimin e duhur në shkarkimin e Julen Lopetegui një ditë para fillimit të Kupës së Botës. Ai u dëbua nga kryetari i Federatës spanjolle, pasi trajneri kishte arritur marrëveshje me Real Madridit për të pasur Zinedine Zidane, teksa do të largohej nga ekipi kombëtar pas Kupës së Botës. Si një ish-futbollist i kësaj kombëtareje, Xavi tha se numri një i futbollit spanjoll Luis Rubiales bëri gjënë e duhur. “Federata dhe ekipi kombëtar duhet të jenë sëbashku, ndërsa ky nuk ishte vendimi i lehtë për t’u bërë, por ishte i drejtë. Nuk besoj se kjo do të luajë rol tek lojtarët për ndeshjet e Kupës së Botës”, shpjegoi legjenda e Barcelonës. Ish-mesfushori ka kritikuar sidomos kohën kur Julen Lopetegui është zyrtarizuar si trajner i Real Madridit. “Nuk jam një person që ndoshta duhet të flas për kalimin e Lopeteguit në Madrid. Gjithsesi mund të them se nuk ishte një moment ideal apo një moment oportun.
Xavi ka bërë 133 paraqitje për Spanjën dhe thotë se beson që Kombëtarja, e cila tani udhëhiqet nga Fernando Hierro, ende mund ta fitojë Botërorin pasi që ka skuadër të mirë. “Asnjëherë nuk i dihet, lojtarët tanimë e kanë parë dhe kuptuar situatën. Kam besim se mund të luajnë mirë edhe në këtë Botëror. “Lidershipi nuk do të mungon, aty janë Ramos, Pique, Iniesta, etj. Ata janë lojtarë të përgatitur për të bërë ndryshimin. Nuk është situata e mirë sepse nuk ishte në kohën e duhur, por ky rast duhet ti bashkojë ata dhe të japin gjithçka nga vetja që të fitojnë”, përfundoi Xavi.