Xabi Alonso emërohet zyrtarisht trajner i Bayer Leverkusen në Bundesligë. Spanjolli ka firmosur një kontratë dy vjeçare me skuadrën e aspirinave, teksa në krye të pankinës është ulur, pasi ka zënë vendin e të larguarit nga detyra, Gerardo Seoane.
Kampioni europian dhe ai botëror, ka thënë edhe fjalët e para si timonier i Leverkusenit. “E njoh këtë klub prej të shkuarës time në Gjermani. Këtu gjithmonë kanë luajtur lojtarë të mëdhenj dhe me mjaft kualitet. Pavarësisht kësaj situate të vështirë, objektivat më janë bërë të qarta nga klubi dhe unë jam tërësisht I përqendruar në punën time”, ka thënë ndër të tjera 40 vjeçari.
Sa i përket karrirrës së tij si trajner, nga gushti i 2018-tës, deri në qershor të 2019-tës, Alonso ishte nën drejtimin e skuadrës së akademisë të Real Madrid. Më pas, nga korriku i 2019-tës, e deri në korrik të këtij viti, ish-mesfushori drejtoi Real Sociedad B. Kjo mund të konsiderohet një eksperiencë e mjaftueshme për Xabi Alonson për të bërë hapin e madh drejt Bayer Leverkusen.
Ndërkohë, teksa një emër I famshëm I futbollit u emërua në detyrë, një tjetër është shkarkuar prej saj. Fjala është për Julen Lopeteguin, I cili u pushua nga puna si trajner I Sevillas. Disfata 4-1 ndaj Borussia Dortmund në Champions League I ka kushtuar stolin spanjollit.
Që prej 2019-tës në krye të Sevillas, Lopetegui nuk mundi t’I bënte dot një nisje të shkëlqyer këtij sezoni futbollistik. në 3 javët e para të fazës së grupeve të Champions League, andaluzianët kanë marrë vetëm 1 pikë. Ndërsa në 7 javët e La Liga-s, është regjistruar vetëm 1 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Sidoqoftë, Lopetegui nuk po largohet pa lënë gjurmë nga Sevilla. Në sezonin 2020/21, ai arriti të fitonte titullin e Europa League, që ishte I 6-ti në historinë e klubit.