Wenger kundër dopingut në…Champions

Sport

wenger
Pas skandalit të dopingut që ka tronditur së fundmi atletikën, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka rikujtuar se edhe futbolli mund të fshehë përbrenda tij raste të përdorimit të substancave të ndaluara. Në një intervistë për gazetën L’Equipe, francezi zuri për shembull rastin e shqiptaro-maqedonasit Arjan Ademi, që luan në radhët e Dinamos së Zagrebit, i cili në shtator rezultoi pozitiv ndaj testeve anti-doping. Arsenal në atë përballje ku Ademi luajti për 90-të minuta, humbi me rezultatin 2-1. Por përtej këtij rasti, në intervistë Wenger pretendon se skuadra e tij ka qenë viktimë e përdorimit të dopingut edhe në ndeshje të tjera.Ai tha se në 30 vite si trajner, në mënyrë që t’u përmirësojë performancat lojtarëve, nuk u ka dhënë kurrë asnjë lloj substance të ndaluar.Wenger theksoi se fituesi më i madh i sportit është ai që luan pastër, teksa kërkoi nga instancat e monitorimit të abuzimeve me dopingun që të kryejnë teste shpeshta dhe t’i ashpërsojnë masat ndaj atyre që rezultojnë pozitiv.Trajneri i Arsenalit tha se e kishte të vështirë të besonte se ndër 740 lojtarë që luajnë në një event sikurse Kupa e Botës, askush nuk rezulton pozitiv nga testet. Wenger u shpreh se për këtë cështje duhet që analizat të kryhen edhe me teste të gjakut, çka do ta bënte lehtësisht të dallueshme edhe përdorimin e substancave narkotike.