WBC kundër duelit mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury

Sport

boks
Në fund të këtij viti, boksi do të përjetojë një nga ndeshjet më të bukura që mund të serviret në vitet e fundit, mes kampionit në WBC, Deontay Wilder dhe ish-kampionit të peshave të rënda, Tyson Fury. Mirëpo presidenti i World Boxing Championship, Mauricio Sulaiman, ka deklaruar se nuk do ta njohë duelin mes kampionit të kësaj kategorie, Ëilder dhe britanikut Fury, në rast se ky i fundit nuk hyn në sistemin antidoping, në kuadër të rregullave për një boks të pastër. Dueli mes Ëilder dhe Fury do të zhvillohet më 1 dhjetor në Los Anxhelos, por WBC ende nuk ka marrë një vendim për ta njohur këtë sfidë. Sulaiman pret që Fury të nënshkruajë një kontratë me WBC-në për të pranuar rregullat antidoping dhe këtë gjë britaniku duhet ta bëjë brenda kësaj jave. Në të kundërt, WBC nuk do ta njohë Fury si kampion bote në rast se britaniku fiton duelin me Wilder.

1538617058219
“Nëse Fury nuk hyn në programin tonë, ne nuk do ta njohim këtë si duel zyrtar dhe Fury nuk do të njihet si fitues. Në rast se Fury nuk nënshkruan programin antidoping, edhe nëse fiton ndeshjen, ai nuk do të konsiderohet kurrë kampion i kësaj kategorie. Por Tyson dhe stafi i tij më kanë premtuar se do të nënshkruajnë, ndaj le të presim”, tha Sulaiman. Sfida mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury do t’i paraprijë asaj që konsiderohet si dueli i shekullit dhe që pritet të ndodhë në muajin prill të vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për duelin e shumëpritur mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder, që shpresojnë të unifikojnë tituj botërorë në një të vetëm.