Vrioni me Kombëtaren e madhe: Ja pse zgjodha Shqipërinë!

Sport

xhk vrioni
Vetëm një ndeshje me Shpresën e Alban Bushit në miqësoren me Italinë, ku shënoi gol, e menjëherë, për Xhakomo Vrionin u hapën dyert e Kombëtares së madhe. Për të shpjeguar këtë thirrje të parë nga Panucci, ka dalë në konferencë për shtyp vetë sulmuesi i ri, që luan me Venecian në Serinë B. Teksa me një farë emocioni është shprehur: “Ftesa më erdhi papritur, pasi kam zhvilluar vetëm një ndeshje me U-21. Nuk e besoja, por jam i lumtur. Kam luajtur me grup-moshat e Italisë më parë, por nuk më thirrën më. Më pas fola me prindërit dhe zgjodha fanellën kuqezi”

GiacomoVrioniItalyU19vCroatiaU19International9aI5Dck9F5Zl
Ndër të tjera Vrioni ka pranuar se nuk do ta ketë të lehtë të gjejë një vend në sulmin e përfaqësueses, por gjithsesi do të luajë shanset e veta: “Zgjedhjet i takojnë trajnerit, ndërsa unë do të mundohem të jap më të mirën në fushë, nëse më jepet mundësia. Qëllimi im është të luaj sa më shumë dhe të shënoj. Megjithatë, objektivi na kërkon që të jemi të gjithë bashkë, për të arritur sërish në kampionatin Europian”. Në konferencë ishte i pranishëm mbrojtësi Egzon Binaku, i cili ka rezultuar su njëri nga risitë befasuese të trajnerit Panucci. Anësori i majtë ka shprehur kënaqësinë për besimin e madh që ka tekniku tek ai.