Vajzat e Kombëtares së volejbollit kanë regjistruar një arritje të paprecedent në finalet e Ligës së Evropës, duke marrë medaljen e bronztë në Nykoping të Suedisë. Pas humbjes në gjysmëfinalen me përfaqësuesen vendëse, skuadra e trajnerit Mërtiti fitoi pastër 3-0 duelin për vendin e 3-të dhe 4-të të Divizonit të Argjendtë, aq sa meritoi renditjen pas Suedisë dhe Austrisë. Loja filloi mjaft mirë për vajzat tona, që treguan epërsi në setin e parë, duke e dominuar lojën dhe fituar 25-14. E njëjta panoramë përsëritet edhe në setin e dytë, ku pas një shkëputje të menjëhershme, arrihet fitorha 25-18. Mjaft emocionues seti i tretë, ku Erblira Bici me shoqe aptën një marsh më shumë. Megjithëse rivalet lindore tentuan të rihapin ndeshjen, por pa ia dalë mbanë. Në piket e fundit, Shqipëria është më e saktë, duke fituar 25-21.
Bëhet fjalë për një sukses të volejbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Një rezultat fantastik i Shqipërisë në këtë event evropian, ku arriti 6 fitore dhe dy humbje, pasi u kualifikua për herë të parë në fazën finale. E gjithçka e finalizoi direkt më vendin e tretë, cka është festuar së tepërmi nga vajzat. Në përfundim të këtij turneu, është shpallur edhe skuadra ideale, ose “dream team” i Ligës së Europës, ku bëjnë pjesë edhe dy volejbolliste kuqezi: Arjola Prenga si shuterja më e mirë dhe Sava Thaka, si qendra më e spikatur. Kapitenia Prenga ka folur edhe për këtë sukses të arritur, duke thënë se është e lumtur për arritjen, pasi është rezultat i një pune të madhe. Por mbi të gjitha është krenare që Shqipëria kthehet në shtëpi me një fitore.