Vjen fundi i një epoke te Bayern…

Sport

bayern
Në Bavari është fundi i një epoke. Arjen Robben dhe Franck Ribery kanë lajmëruar se ky është sezoni i fundit te klubi ku ata dhanë dhe fituan gjithçka. Mungesa e dyshes së Bayern Munich do të ndihet vërtet shumë sezonin e ardhshëm, ndaj të gjithë kërkojnë të shijojnë sa më shumë nga aksionet e fundit të atyre që kanë shkruar historinë në Champions League. Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e skuadrës për më shumë se 10 sezone, duke qenë për shumë kohë shtylla e këtij ekipi. As trajnerët e shumtë të ardhur gjatë këtyre viteve nuk kanë lëkundur pozicionin e dy veteranëve, që fare mirë mund të konsiderohen si simbol i Bayernit gjatë kësaj dekade. Të dy numërojnë mbi 110 paraqitje në kompeticionet evropiane për klube. 32 gola dhe 22 asiste për Robben, 26 gola dhe 36 asiste për Ribery…shifra që provojnë rëndëisnë e tyre në atë çfarë ka shijuar Bayerni gjatë këtyre viteve. I pari llogarit 31 trofe në karrierë, kundrejt 23 të kolegut të tij nga Franca.

robbenriberycropped 11b9d10ztfylg12oisv0qix4i2
Në Champions League, golat e holandezit kanë qenë nga më të bukurit, si ai përballë Manchester United në 2010-ën, apo edhe dy më të fundit ndaj Benficës. Pas finaleve të humbura më Interin dhe Chelsean, Robben do t’a trofeun e Champions League në vitin 2013, kur goli i tij në minutën e 89, i dha fitoren 2-1 Bayernit ndaj rivalëve të Borussia Dortmund. Robben e Ribery mund të mos kenë fituar ‘Topin e Artë’, apo mund të mos kenë aq triumfe në Champions sa Messi e Ronaldo, por ata padyshim kanë lënë gjurmën e tyre në historinë e futbollit evropian. Histori që dyshja Robben-Ribery do kërkojë ta zgjasë sa më shumë, pse jo deri në finalen e madhe në “Wanda Metropolitano”.