Viti 2018 për kampionatin skocez, Celtic e Rangers u rikthyen të duelojnë me njëri-tjetrin

Sport

cez-Celtic-e-Rangers.jpg

Premiershipi skocez pa ndezje të jashtëzakonshme për sa i pëket rivalitetit dhe konkurrencës gjatë vitit 2018-të. Si fillim nga sezoni i shkuar, Rangersat vuajtën jashtë mase për të gjetur stabilitet. Blutë e Glasgow do ta mbyllnin sezonin në qershor me 3 trajner të ndryshëm. Pedro Caexinha u shkarkua që në tetor, ndërsa Graeme Murty u shkarkua në maj. Zëvendësuesi i përkohshëm Jimmy Nicholl do t’ia linte stafetën legjendës së Liverpoolit Steven Gerrard, në fakt pikërisht angazhimi i yllit anglez i dha sinjalet e para se sezoni që do të vinte nuk do të ishte i njëjtë. Nuk kishte shumë për të thënë për Celticun e Brendan Rodgers. Në qershor keltët e mbyllën triumfues për të 7-in sezon radhazi dhe duke kryesuar kampionatin për plot 36 javë. Por sezoni i ri do të ishte krejt ndryshe. Me disa probleme për sa i përket merkatos, keltët humbën shërbimet e Dembele dhe nuk patën zëvendësues në sulm, kjo i dha rezultatet që në javët e para. Në fakt si Celtic edhe Rangersi i Steven Gerrard patën një nisje të ngadaltë kjo për shkak edhe të angazhimeve në Evropë. 12 javët e para u dominuan nga Hearts që mbajti kreun, por gjërat ndryshuan kur angazhimi në Evropa League u kalua për dy klubet nga Glasgow dhe me kalendarin e lirë Rangers dhe Celtic nisën të ndrrojnë vendet në krye. Diferenca prej pak pikësh dhe ndërfutjes në mes edhe të Aberdeenit ndezi sërish entuziazmin e tre tifozerive për një rikthim të dueleve historike, por sidomos mes dy klubeve nga i njëjti qytet, gjë që nuk ndodhte prej së paku 7 vitesh në Skoci. 2018-ta u mbyll me plot sinjale se viti që vjen do ketë të tjera ndeshje dhe përplasje të forta.