Primeira Liga e këtij viti pa plot momente të magjishme por edhe turpëruese gjithashtu. Sezoni 2017/18 pa konkretizimin e një ecurie fantastike që në vitin e parë të tij, të Conceicaos. Portugezi, i cili zëvendësoi Espirito Santon te Porto, arriti që në fund të muajit qershor t’i shpallte dregojtë kampionë pas 5 vitesh dominancë të Benficas. Formacioni i mbiquajtur “double 6” dhe mënyra e tij e lojës e shpërbleu atë edhe me Super-Kupën e Portugalisë. Ndërkohë një trazi e vërtetë përfshiu në fund Sportingun. Jesus, edhe pse i dha kupën e ligës Luanëve të Lisbonës, nuk arriti ta fitojë kurrë simpatinë e tifozëve. Shkak përvoja e kaluar me Benficën dhe plot deklarata dhe kundërdeklarata me Presidentin, bënë që 40 tifozë të sulmonin qendrën stërvitore duke lënduar edhe lojtarët kryesor si Dost apo Carvalho. Në verë Jesus u largua dhe bashkë me të edhe plot 12 lojtarë kryesorë, mes të cilëve portieri Patricio, Martins, Piccini apo dhe kapiteni Carvalho. Sezoni i ri do të niste me angazhimin e holandezit Marcel Keizer, i cili arriti të bindë shtatlartin Bas Dost të mos lëvizë. Kjo shpërbleu një ecuri optimiste, por jo aq sa për të përballuar Porton. Humbja me Guimaraesin dhe Benfican në fillim, u çbënë me një ecuri të jashtëzakonshme prej 15 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet. Benfica e Rui Vitorias u përpoq ta imitojë duke nisur edhe ajo një ecuri me mbi 6 fitoresh radhazi në kampionat, por diferenca në dhjetor mbeti e qartë. Porto kryesuese mbajti sërish pas fajkojtë e Vitorias, luanët e Keizerit si dhe luftëtarët e Bragës. Sidoqoftë diferenca është me 4 dhe 6 pikë, çka premton për konkurrencë të fortë edhe në vitin e ardhshëm.