Viti 2018? Një dështim total sipas pilotit të…

Sport

austin1
Kur ka mbetur vetëm gara e Valencias për t’u zhvilluar, Valentino Rossi me gjasa do e mbyllë sezonin pa asnjë fitore. Ndonëse iu afrua shumë suksesit në garën e fundit, në Malajzi, ku vetëm 4 xhiro nga fundi i garës, Rossi kryesues do të rrëzohej, duke i lënë rrugë të lirë Marc Marquez. Në prag të garës së fundit të këtij sezoni, Rossi thotë se synon të arrijë një vend në podium, pavarësisht se diçka e tillë mbetet shumë e vështirë.  “Motori është përmirësuar ndjeshëm garat e fundit, rezultatet në pistë e konfirmojnë këtë gjë, por triumfi në Valencia duket i vështirë. Jemi ende shumë larg rivalëve. Ka qenë një sezon zhgënjyes, një dështim për ne. Marquez ka qenë absolutisht i paarritshëm këtë vit.”

rosssigp
Megjithatë Rossi nuk e humb optimizmin e tij për sezonin e ardhshëm. ‘Doktori’ shpreson që përmirësimet e fundit të Yamahas të vlejnë si një pikënisje për të punuar më shumë, qoftë edhe gjatë periudhës së pushimeve. Italiani thotë se nuk mund të pranohet një tjetër sezon si ky përgjatë 2018-ës, ndaj Yamaha do të duhet të rifitojë emrin e saj si një ndër pretendentët kryesorë për t’u shpallur kampion. Fitorja e pilotit tjetër të markës japoneze, Maverick Vinales në garën e Australisë, dhe paraqitja në Malajzi ka rritur besimin tek skuadra se gjërat kanë filluar të ecin në drejtimin e duhur. Piloti spanjoll nga ana tjetër vazhdon të besojë tek puna e skuadrës, por sipas tij, edhe rivalët vazhdojnë të përmirësohen ndjeshëm, ndaj Yamahas i duhet një punë e dyfishtë për ulur diferencat me Hondan apo Ducatin.