Virgil Van Dijk i vetofrohet klubit të Real Madrid. Mbrojtësi i qendrës është në vitin e fundit të kontratës me Liverpool, teksa mes tij dhe klubit, ende nuk ka diçka konkrete për të rinovuar, ndonëse për hir të së vërtetës, në disa raste të ndryshme, dëshira e lojtarit ka qenë të vazhdojë të luajë me 19 herë kampionët e Premier League. Por, duke parë që nga drejtuesit e The Reds nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim, Van Dijk ka nisur të mendojë për të ardhem e tij. Sikurse raportojnë mediat e huaja, hollandezi i është vetofruar klubit të Real Madrid.
Në daljet mediatike, 33 vjeçari është shprehur me bindje të plotë, se të paktën për 3, apo edhe për 4 sezone të tjera, mund të luajë në nivele shumë të larta, kështu që beson se mund të luajë një rol protagonist edhe në Santiago Bernabeu. Megjithatë, sikurse përcillet nga mediat e huaja, Van Dijk, nuk është në planet e Realit. Kampionët e Europës dhe të Spanjës, kanë tjetër project për repartin e prapavijës dhe aty nuk bën pjesë Van Dijk. Në këtë situatë, mbetet për t’u parë se ç’do të sjellë e ardhmja për tulipanin, i cili njëkohësisht shpreson të rinovojë kontratën me Liverpool.
Pjesë The Reds, Van Dijk është që prej Janarit të 2018-tës, e prej atëherë ai është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe më vendimtarë të sukseseve që ka arritur skuadra e kuqe përgjatë kësaj kohe.
Van Dijk, është i dalluar për një lexim mjaft të mirë të lojës në aspektin mbrojtës, i fortë në luftën në ajër, dhe një lojtar, i cili gjithashtu ka nuhatje të mirë edhe për të shënuar gol.