Villarreal kompleton misionin e pamundur dhe shkruan historinë në UEFA Champions League. Nëndetësja e verdhë kualifikohet në gjysmëfinale të kompeticionit, duke eliminuar në çerekfinale një gjigant si Bayern Munich.
Ndonëse u mposhtën 1-0 takimin e parë në tokën Estadio de la Ceramica, pak kush e mendonte se bavarezët do gjunjëzoheshin në shtëpinë e tyre. Mirëpo, Villarreali besoi dhe në fund ia doli. Në Allianz Arena, sfida u mbyll 1-1.
Në fakt, ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Robert Lewandoëskit në minutën e 52. Në vijim, bavarezët kërkuan thellimin e rezultatit, por muri i verdhë po rezistonte mjaft mirë.
Kur mendohej se ndeshja do shkonte në shtesë, të besuarit e Unai Emery kishin të tjera ide. Në të 88-tën, kur kishte vetëm pak minuta që ishte aktivizuar në fushë, Samuel Chukëueze barazoi shifrat. Gol, që eliminoi nga gara një ndër skuadrat favorite për të triumfuar këtë edicion në Champions League.
Pas këtij suksesi të padiskutueshëm, Villarreali shkon në gjysmëfinale të kompeticionit, për herë të parë që nga sezoni 2005/06-të. Tanimë, një qytet I gjithë si Villarreali, me vetëm 50 mijë banorë, po përjeton çaste historike në kompeticionin më madhështor të klubeve.
Nazif Zylali
Tring Sport