Viktor Gyokeres po përgatit largimin nga Sportingu

Sport

Viktor Gyokeres po përgatitet për largimin nga Sportingu i Lisbonës. Përveç trajnerit Ruben Amorim që ka firmosur me Manchester United dhe do të vendoset në krye të skuadrës angleze pas pak ditës, në fund të këtij sezoni, kampionët e Portugalisë mund të përballen edhe me një largim tjetër të rëndësishëm. Fjala është pikërisht për sulmuesin e qendrës, Viktor Gyokeres, i cili këtë sezon, e ka nisur në një mënyrë të jashtëzakonshme. 23 gola të shënuar në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, është një tregues i mjaftueshëm, se suedezi po përjeton momentin më të mirë të karrierës, e ndoshta, është duke u bërë gati për të bërë hapin më të madh të karrierës, duke u transferuar në një prej klubeve më të rëndësishme të planetit. Tregolëshi i realizuar të Martën në Champions League ndaj Manchester Cityt në shtëpi, e ka kthyer gjithnjë e më shumë vëmendjen nga 26 vjeçari, i cili tanimë ka nisur të gjurmohet me lupë sa herë që zbret në fushën e lojës. Siç raportojnë mediat e huaja, lojtari dhe klubi kanë nisur bisedimet në mes, për një largim të mundshëm në fund të sezonit, nëse një ofertë bindëse troket në derë. Kontrata e Gyokeres me Sportingun është e vlefshme deri në 2028-tën, ndërsa sipas informacioneve, palët mund të kenë gjetur një gjuhë të përbashkët, që lojtari të largohet për rreth 70 milionë euro. Këto janë informacionet e para që përcillen, ndërsa në vijim, patjetër të mbi këtë temë, pritet të ketë të tjera zhvillime.