“Vijmë nga një fitore ndaj Bayernit dhe tashmë do bëjmë gjithçka për të mundur Manchester City. Ndihem mirë, si psikologjikisht, ashtu edhe mentalisht. Do bëj gjithçka që mundem profesionalisht për ta fituar këtë ndeshje. Po luajmë gjithmonë e më mirë. Vitin e shkuar dolëm nënkampionë, ndërsa këtë sezon do japim gjithçka që të shpallemi fitues. Po punojmë pa u ndalur për të shkuar drejt suksesit. Në fillim të sezonit, synimi im kryesor ishte Champions League. Me të vërtetë që duam ta fitojmë titullin e Champions League. Nëse vitin e kaluar u mposhtëm në finale, këtë edicion, kemi treguar dhe do vazhdojmë të tregojmë se jemi përmirësuar dhe do vazhdojmë në këtë mënyrë. Ndaj Cityt do jetë një ndeshje e vështirë, pasi ata janë një skuadër e madhe. Unë ndihem mirë, I lumtur dhe do jap gjithçka që mundem për ta udhëhequr skuadrën drejt finales”.