Videoja e tifozit argjentinas që hedh televizorin bëhet virale, njëjtë si sjelljet e Maradonës

Sport

maradonaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Reagimi i një tifozi argjentinas, i cili hedh televizorin nga ballkoni pak pasi përfaqësuesja Albiceleste u eliminua nga botërori, është kthyer në virale në itnernet. Skuadra e Jorge Sampaolit nuk ia doli të përmbysë Francën dhe humbi 4-3 kundër tyre duke i dhënë fund një edicioni tejet zhgënjyes për Argjentinën. Videoja në fjalë u qarkullua në të gjitha rrjetet sociale duke kaluar 500 mijë views-a, ndërsa për gazetën AS ishte pasqyra e qartë e pritshmërive që kishin argjentinasit nga ky botëror. Por në raport me atë që reagimet i kishte jashtëzakonisht ndër më të bujshmet, hedhja e një televizori nga ballkoni nuk është hiç gjë.

Diego Armando Maradona, me gjestet e tij gjatë ndjekjes së ndeshjeve tërhoqi mjaft vëmendjen, sigurisht për keq. 57-vjecari u raportua se paguhej 10 mijë paundë dhe të gjitha shpenzimet e tjerat free për cdo ndeshje që ndiqte në botëror. Ndërkohë ai pati një situatë të rënduar shëndetësore ku mjaft media raportuan për një rikthim të tijin te drogërat. Së fundmi në Angli po flitet se Maradona po merr pjesë në regjistrimin e dokumentarit të Channel 4 nga regjisori Asif Kapadia, i cili më parë ka kryer dokumentarë biografikë për Sennan apo dhe Amy Winehouse. Kështu ky botëror do të mbahet mend për shumë surpriza në fushë, por edhe për video dhe sjellje të tilla në rrjet, që zor se do të harrohen.