Vidal thotë se prej mungesës së VAR-it atij dhe Bayernit i mungojnë dy tituj

Sport

vidal
Nëse do të kishte qenë VAR-i, atëherë unë do të kisha sot dy tituj Champions League-e të fituara, kështu është shprehur kileni Arturo Vidal në një intervistë për Mundo Deportivon. Mesfushori i Barcelonës, i cili u transferua këtë verë nga Bayerni i Munichut, ka thënë të tijën rreth diskutimit që po bëhet së fundmi për sistemin e Video-Asistencës në gjykim. Ky sistem teknologjik tashmë është ndërfutur edhe në La Liga, ndërsa në Champions League po diskutohet të ndërfutet në fazën me eliminim direkt.

arturo tattoo

Përballë kësaj çështjeje, Vidal është i drejtpërdrejtë, sipas tij me mungesën e një gjykimi të drejtë, Bayernit iu mohuan dy finale. Kileni është aq besimplotë në këtë pikë saqë i konsideron dy tituj të munguar për gjermanët dhe karrierën e tij. “Me VAR-in, Bayerni do të kishte dy tituj Championsi më shumë dhe Reali dy më pak” – u shpreh mesfushori katalan, i cili në dy përpjekjet e fundit për t’u kualifikuar përballë Los Blancos, u eliminua me mjaft kontestime. Por tani gjërat janë ndryshe. Teknologjia po shihet gjithmonë e më shumë me optimizëm dhe botërori ishte testi pozitiv i radhës. Për këtë Vidal thotë se erdhi te Barcelona, pikërisht për t’i fituar të gjitha trofetë që i kanë munguar në karrierë, që janë, tituj kampionë në Evropë.