Vidal, Bayern i bën presion për të vendosur të ardhmen

Sport

arturo
Arturo Vidal është mesfushori i ëndrruar nga disa skuadra sidomos në Serinë A italiane, aty ku gëzon pëlqimin e Napolit të Ancelotti apo edhe të Interit të Spalleti. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë për ta rrëmbyer ish-lojtarin e Juventusit nga Bayern Munich, edhe nëse sot vjen një lloj hapjeje nga bavarezët. Karl-Heinz Rummenigge ka bërë të ditur se Arturo Vidal është i lirë të largohet nga Allianz Arena. Kështu mund të thuhet se Bayern Munich ka dhënë aprovimin për largimin e mesfushorit Arturo Vidal.
Zyrtari i lartë i skuadrës kampione nga Bundesliga ka bërë të ditur se ylli kilian është i lirë të largohet, por natyrisht nëse do të përmbushë edhe kërkesat e klubit gjerman. Duke folur për “Kicker”, drejtori ekzekutivi Bayern Munich ka thënë kështu për Vidal: “Arturo duhet të vendosë shpejt, nëse do të vazhdojë me ne, pra të vijojë kontratën, apo do të shkojë diku tjetër. Ai e ka në dorë vetë që të caktojë të ardhmen e tij”, u shpreh Rummenigge.

vidal
Vidal ka kontratë me Bayern Munichun deri në qershor të 2019-s, pra skadon vitin tjeër. Për këtë arsye kostoja e kartonit të tij nuk është e tepruar, në raport me nivelin e lojtarit. Ndoshta mund të shitet nga Bayern Munich, edhe për më pak se 25 milionë euro. Ai kërkohet nga Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Manchester United. Ka qenë Karl-Heinz Rummenigge, ai që i dhënë një dorë ndihmëse ëndrrës zikaltër në këtë rast. Por së fundi, një mik i mesfushorit nga Kili ka thënë së fundi se Vidal ka dëshirën për t’u kthyer në Itali. Për të, përveç zikaltërve, duket i interesuar edhe “Djajtë e kuq” të Mourinhos, që kanë sigurisht një forcë më të lartë financiare.