Telenovela e gjatë e të ardhmes së Victor Osimhen po vjen drejt fundit. Sipas raportimit të mediave italiane, sulmuesi është shumë pranë rinovimit të kontratës me Napolin. Paketa aktuale e shtatlartit të ofensivës përfundon në verën e 2025-tës, ndërsa rinovimi parashikohet të jetë vetëm një veçar, deri në verën e 2026-tës.
Aktualisht, Osimhen përfiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa në nënshkrimin e ri do të ketë një rritje të të ardhurave financiare. Në kontratë, do të ketë gjithashtu të përfshirë edhe një klauzolë largimi, që do të jetë 140 milionë euro. Pra, nëse një klub i caktuar, dëshiron të marrë urgjentisht shërbimet e nigerianit, atëherë duhet të paguajë pikërisht një shumë të tillë.
Madje, përgjatë ditëve të fundit, ka qenë pikërisht klauzola është që është diskutuar gjatë mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe agjentit të lojtarit. Në fund, palët janë dakordësuar se tarifa e largimit të 24 vjeçarit do të jetë pikërisht 140 milionë euro.
Në hapat e parë të këtij edicioni futbollistik, Osimhen pati një krisje të marrëdënieve me klubin, e gjithashtu me ish-trajnerin Rudi Garcia, por mesa duket, të tilla probleme tashmë i përkasin të shkuarës dhe palët ia kanë nisur edhe një herë tjetër nga e para.
Mirëpo, pavarësisht se do të rinovojë, Osimhen vijon të tërheqë vëmendjen e klubeve të ndrshme të kontinentit. Një prej tyre është Chelsea, më Blutë e Londrës që pavarësishtse kanë shpenzuar shuma marramendëse në merkato, sërish nuk kanë arritur dot ta zgjidhin çështjen e një sulmuesi tipik.
Në 15 ndeshje të luajtura gjithësej deri në këtë fazë, Osimhen ka shënuar 7 gola dhe ka kontribuar gjithashtu me dy asiste për shokët e skuadrës, teksa duhet shtuar gjithashtu se edhe gjendja e tij fizike nuk ka qenë më e mira e mundshme. Lojtari sapo është kthyer nga një dëtim muskulor, që e bëri atë të mos ishte prezent në 6 ndeshje për skuadrën e Napolit.