Vetëm pak ditë me skuadrën, dëmtohet blerja e re e Manchester United

Sport

Kur ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e Manchester United, Leny Yoro është dëmtuar. Në miqësoren e luajtur ndaj Arsenalit parasezonale, mbrojtësi i qendrës ka pësuar një dëmtim në kaviljen e këmbës së majtë, e si pasojë është zëvendësuar, e si pasojë është zëvendësuar nga trajneri Erik Ten Hag. Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, është fakti, se në momentin kur skuadra po largohej nga stadiumi, Yoro është parë të shkonte drejt autobusit me këmbën e lidhur me protezë dhe të ecte me paterica. Diçka e tillë ka ngritur shqetësim në radhët e 20 herë kampionëve të Anglisë, apo edhe tifozëve, sepse mundësia që shtatlarti i prapavijës të mungojë për një kohë të gjatë, mund të jetë e vërtetë. Mbi kohën e riaftësimit të futbollistit në fjalë nuk ka asnjë të dhënë paraprake, ndërsa për diçka të tillë, nuk ka folur as trajneri Erik Ten Hag. Yoro, ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Manchester United, që për të siguruar shërbimet e 18 vjeçarit, pagoi plot 62 milionë euro në arkat e klubit të Lille.