Paul Pogba mbetet një ëndërr për tifozët e Juventusit. Në Torino francezi ka plot tifozë që e kujtojnë për momentet e suksesshme të kaluara në Serie-A dhe njëri prej tyre është djali i zëvendës-presidentit të Juventusit, Pavel Nedved. Djaloshi, i cili edhe katër vite më parë, kur Pogba luante për bardhezinjtë, pati postuar të njëjtën lloj fotoje, ka pasur mundësinë që ta takojë nga afër gjatë sfidës së Champions League-ës të luajtur në Juventus-Stadium. Pikërisht një foto e shkrepur në ato momente është postuar nga 18-vjeçari në Instagram duke tërhequr mjaft komente. Nën shkrimin “Mon ami” shumë nga komentet që iu drejtuan fotos ishin “na e rikthe sërish”, “e duam sërish me fanellën tonë”.
Te Juventusi ka kohë që po përfltiet mundësia e rikthimit të Pogbas. 25-vjecari ka kaluar këtë sezon një nga momentet më të vështira për sa i përket marrëdhënies me trajnerin Jose Mourinho. Rendimenti ka qenë gjithmonë i luhatshëm, ndërsa kritikat permanente. Edhe ai nuk e ka fshehur dashamirësinë rreth kujtimeve të kaluara në Torino, ndërsa shtypi anglez raportoi në fundjavë se bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë Mourinhos 3 lojtar për ta rimarrë Pogbanë edhe njëherë në skuadër. Emrat e përmendur nga Daily Express janë Benatia, Sandro dhe Mandzukic, por që zor se mund të pranohet gjithsesi deri në janar apo në qershor të vititit të ardhshëm, pse jo, gjërat mund të jenë ndryshe.