Vetëm lajme të mira për Interin pas kualifikimit në finalen e Champions League

Sport

Lajme të mira për Interit pas kualifikimit në finalen e madhe të UEFA Champions League. Mediat italiane shkruajnë se zikaltërit kanë gjetur akordin për të riovuar kontratën me mbrojtësin Alessandro Bastoni deri në vitin 2028.

Kontrata aktuale e mbrojtësit të qendrës përfundon në 2024-tën, mirëpo zikaltërit dhe lojtari do vazhdojnë bashkë edhe për të paktën 5 edicione të tjera. 24 vjeçari konsiderohet ndër më të talentuarit e brezit të tij, teksa performancat me fanellën zikaltër kanë ardhur në rritje. Këtë edicion futbollistik, shtatlarti i prapavijës ka fituar një rol të veçantë në formacionin e trajnerit Simone Inzaghi, aqsa ka luajtur 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet, pjesën dërrmuese të tyre që nga minuta e parë.

Zyrtarizimi i rinovimit të marrëveshjes pritet të vijë shumë shpejt, duke qenë se edhe vetë lojtari, më herët është shprehur se dëshira e tij është të qëndrojë në radhët e 19 herë kampionëve të Italisë.

Përveç Bastonit, situata e të cilit duket e kryer, Interi gjithashtu ka edhe disa çështje të tjera të najgshme për të zgjidhur jashtë fushës së blertë. Këtu fjala është për të ardhmen e Romelu Lukakut, i cili mund të qëndrojë edhe një tjetër sezon në “San Siro”, mirëpo kjo mbetet për t’u konfirmuar. Gjithashtu, tematika është e hapur edhe për sulmuesin tjetër Edin Dzeko. Edhe boshnjaku ka dhënë sinjale pozitive për të qëndruar. Po ashtu, edhe për mbrojtësin Stefan De Vrij po diskutohet një rinovim i mundshëm i kontratës.