Vetëm ardhja e Ronaldos e bindi Allegrin të qëndronte te Juventusi…

Sport

ronaldo allegri

Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi bindi Massimiliano Allegrin që të qëndronte. Në fund të këtij sezoni trajneri italian do të ishte duke shqyrtuar largimin nga kampionët e “Serie-A”-së, por angazhimi i portugezit i ndryshoi atij mendjen. Sipas një raportimi nga gazeta Tuttosport, 51-vjecari e kishte ndarë mendjen se ky do të ishte viti i fundit në krye të Juventusit, por që tashmë duket se nuk do që të jetë kështu. Allegri deri në muajt qershor-korrik, përflitej shumë për një lëvizje në drejtim të Premier-League-ës. Fakti se klube si Arsenali ishin në prag të ndryshimeve të mëdha, linte shteg për shumë hamendësime. Por të gjitha morën fund kur në Torino u soll një prej lojtarëve më të suksesshëm të 10 viteve të fundit, Cristiano Ronaldo.

allegri ronaldo 1200x800

Menjëherë gjërat u ndryshuan në ambient me një entuziazëm të rritur ndjeshëm edhe nga mbështetja e tifozëve. Ronaldo ka prodhuar 8 gola në 12 ndeshje dhe i ka ndihmuar bardhezinjtë të mbajnë një formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Pikërisht kjo gjendje duket se e ka bindur Allegrin të qëndrojë. 51-vjecari drejton Juventusin që prej vitit 2014-të. Me bardhezintjë ka fituar 4 kampionate, 4 kupa dhe një superkupë italie. Dy finalet e arritura në Champions League e kanë lënë atë me një oreks të madh për ta fituar edhe këtë trofe. Me kontratën që i përfundon në vitin 2020, Tuttosport thotë se nuk do të ishte çudi që ai të pranojë tashmë edhe një ripërtëritje.