Barcelona afrohet më shumë me titullin kampion. Në javën e 25 të La Ligas, katalanasit arritën një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Athletic Bilbaos, me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit, e shënoi Raphinha në minutën e 46 të pjesës së parë.
Përpjekjet e vendasve për të gjetur barazimin nuk munguan, teksa në të 87-tën, baskëve, iu mohua një gol, për shkak të një prekje të topit me dorë.
Kjo ishte një tjetër ndeshje, që Barcelona nuk pësoi gol në kampionat. Në vetëm 25 javë, të besuarit e trajnerit Xavi Hernandez, e kanë mbajtur portën të paprekur në 19 raste dhe kanë pësuar vetëm 8 gola në total. Ky është një rekord I vendosur në La Liga, pasi asnjë skuadër tjetër nuk kishte mundur ta bënte diçka të ngjashme më parë.
Në këtë mënyrë, Barcelona udhëheq kreun e renditjes me 65 pikë, 9 më tepër sesa Real Madrid I vendit të dytë, që në fundjavë triumfoi 3-1 ndaj Espanyolit.
Javën e ardhshme, dy gjigantët e La Ligas do përplasen mes tyre në “Camp Nou”, në një ndeshje, që mund të vendosë përfundimisht çështjen e titullit kampion në Spanjë.