Vetëm 3 lojtarë konsiderohen të pashitshëm në skuadrën e Barcelonës

Sport

Në skuadrën e Barcelonës, vetëm 3 lojtarë konsiderohen të pashitshëm. Mediat pranë klubit katalanas bëjnë me dije se në skuadrën organikën e trajnerit Xavi Hernandez, të paprekshëm, janë vetëm Pedri, Gavi dhe Ronald Araujo.

Kjo do të thotë se në merkaton e verës së këtij viti, klubi kampion në fuqi i Spanjës është gati të dëgjojë ofertë për çdo yll tjetër të ekipit, përfshirë këtu elementë edhe si Robert Lewandowski, i cili përgjatë kohëve të fundit, është kritikuar jo pak, për shkak se s’ka më të njëjtën saktësi finalizimi.

Pedri, Gavi dhe Arujo cilësohen shtyllat të ekipit kuqeblu, për më tepër duke marrë në konsideratë edhe moshën e tyre, që është relativisht e re. Kjo do të thotë Araujo është referenca e Barcelonës në prapavijë. Për uruguajanin, një interes të lartë ka treguar Bayern Munich, por një gjë e tillë, as që është marrë në konsideratë nga krerët e Barcelonës.

Madje, në lidhje me këtë temë, ka folur vetë Araujo, i cili ka thënë se vëmendja e tij është e përqendruar vetëm tek Barcelona dhe se ëndërron një të a rdhme afatgjatë në Camo Nou.

S’mund të thuhet ndryshe as për Pedrin, apo Gavin, që shpesh herë janë konsideruar edhe si pasardhësit e Xavit, apo Iniestës. Thënë këtë, atyre u janë dorëzuar çelësat e mesfushës katalanase, që për sezone me radhë, pritet të jenë komandantët e saj.