Empoli i Federik Veselit i ka shkaktuar ndalesën e radhës Milanit, në ndeshjen e luajtur të enjten, që ishte i vlefshëm për javën e 6-të të Serie A. Edhe pse kuqezinjtë e Gatuzos e nisi takimin në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar brenda 10 minutave të para, nuk mundën dot të hipotekojnë suksesin, aq sa për të siguruar tri pikët. Si përfundim u shpërblye paraqitja e mirë e Empolit, që pas disa rasteve të shpërdoruara, ia doli të barazonte rezultatin, pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari Fabri, pas një gafe dhe ndërhyrjeje të parregullt në zonë të kapiteni kuqezi Romanjoli.
Në radhët e skuadrës toskane, në fushë nga minuta e parë ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Veseli, i cili u aktivizua për herën e tretë radhazi në krahun e majtë të mbrojtje. E ia doli që të përballonte me sukses lojtarin më të rrezikshëm të Milanit, spanjollin Suso. Ndërkohë që si përfundim, Veseli iu gëzua edhe një pike që e marrë kundër Milanit, tingëllon vërtet si fitore.