Veseli me Empoli ndalin Atalantën, Berisha e Gjimshiti e shohin nga stoli

Sport

veseliemosa.jpg

Empoli i Federik Veselit pengoi Atalantën, për t’iu bashkuar përsëri Milanit në vendin e katërt të renditjes së Serisë A, sa i takon luftës për pjesëmarrjen në Champions League të sezonit të ardhshëm. Në këtë sfidë, Veseli luajti për ndeshjen e 4-t radhazi gjatë 90 minutave në prapavijën e Empolit, kurse Gjimshiti dhe Berisha e ndoqën takimin nga stoli. Skuadra toskane, ku luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i rezistoi për 90 minuta furisë së atij që konsiderohej për momentin si sulmi më i frikshëm i kampionatit italian. Bergamaskët me lojtarë si Gomez, Iliçiç e Zapata, këtë herë është përballur me “murin” e Empolit që ia ka dalë të administrojë rezultatin e bardhë dhe ka bërë gjithçka më së miri, duke arritur të largojë rrezikun nga katërkëndori i portës gjatë gjithë ndeshjes. Shqiptari ishtë një nga më të mirët në fushë dukë ndalur sulmuesit e Atalantës, sidomos në pjesën e dytë teksa bllokoi Gomez që për pak sa nuk realizoi.E në fund rrëmbeu një barazim 0-0, që përkthehet në një pikë të rëndësishme për mbijetesën në Serinë A, pasi aktualisht Empoli gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit. Ndërsa Atalanta mbetet 2 pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.