Vërtet Abazaj nuk po luan në Belgjikë, po Grezda në Skoci?

Sport

grzd akfjajf
Mosgrumbullimi i Kristal Abazaj ka krijuar një polemikë në Kombëtaren shqiptare, aq sa Panucci nuk kurseu një revoltim me tone të ashpra në konferencën e përpara pak ditëve. Mosaktivizimi me klubin e Andërlehtit, Kristalit i ka kushtuar shumë, duke humbur mundësinë për t’u afruar në radhët e kuqezinjve.
Në fakt, si një rast i ngjashëm me këtë, së fundi është përmendur ai i Naser Alijit, disa muaj më parë. Pikërisht në momentin kur ai ishte pa klub, Pannuçi e grumbulloi mbrojtësin anësor, duke thënë se “donte ta ndihmonte, sepse ishte pa skuadër dhe kështu mund t’i jepte një dorë që të ketë interes kundrejt këtij lojtari.

eros grezda of albania in action during the fifa 2018 world cup 884546
Mirëpo më i freskët për ngjashmërinë e rastit është ai Eros Grezdës, i cili praktikisht nuk ka luajtur thuajse fare me Rejnxhërs, në radhët e të cilit numëron vetëm 13 minuta si zëvendësues gjatë 4 ndeshjeve të kampionatit skocez. Ndërkohë që disa herë nuk është grumbulluar fare nga Gerrard, me arsyetimin se nuk ka arritur formën që pasi kaloi dëmtimin. Panucci e ka marrë me synimin për t’i dhënë minuta, ndoshta duke nisur që nga miqësorja me Jordaninë. Pak a shumë, për një gjë të illë ka nevojë edhe Abazaj, i cili nuk është aktivizuar me Anderlecht kryesisht për problemet fizike që ka vuajtur. Prandaj, ashtu si Grezda, edhe Abazajt do të kishte nevojë për pak ndihmë edhe në këtë rast. Pasi kështu rrezikon të krijohet ideja se Panucci në Kombëtare nuk sillet me të njëjtin standard me të gjithë.