Verstappen e pranon se pistat e shpejta nuk janë më problem…

Sport

Max Verstappen po kalon një formë të shkëlqyer në mesin e këtij sezoni të ‘Formula 1’ dhe një pjesë të madhe të meritës për këtë gjë e ka edhe makina që inxhinierët e Red Bull i kanë vënë në dispozicion. Skuadra austriake ka punuar që përpara fillimit të sezonit për të rregulluar një nga pikat më të dobëta të makinës së tyre gjatë sezoneve të fundit, atë të shpejtësisë në vijat e drejta. Red Bull është shquar gjithnjë për aerodinamikën e saj, por në garat e fundit është parë që edhe fuqia motorike në vijën e drejtë apo në daljet nga kthesat e forta ka ndryshuar. Honda duket se jep më shumë garanci dhe për këtë është i ndërgjegjshëm edhe vetë Verstappen. Piloti holandez tha se pista e shpejta, që kërkojnë angazhimin e fortë të fuqisë motorike, nuk janë më një problem për Red Bull. Për ta kuptuar këtë, Verstappen thotë se mjafton të shohësh duelet e fundit me Ferrarin, që njihet si makina më e shpejtë në vijat e drejta.

Me përmirësimin e fuqisë motorike, Red Bull-i sipas holandezit është një makinë më e kompletuar dhe kjo gjë i ka dhënë mundësinë të jap performanca kaq të mira në garat e fundit. Por sa i përket luftës për titullin kampion, piloti kryesor i Red Bull tha se e sheh thuajse të pamundur që Hamilton të humbasë titullin. Sipas Verstappen, nëse makina Red Bull do të kishte qenë në këto nivele ku është sot që nga fillimi i sezonit, atëherë do të kishin patur mundësi të mira për rivalizuar pilotët e Mercedes.