Marco Verratti është një hap larg nënshkrimit me Al –Arabi-n në Katar. Italiani ka kohë që jeton si i divorcuar në shtëpi tek PSG, madje u përfol se trajneri Luis Enrique i kish thënë shprehimisht që nëse qëndron tek parizienët nuk do të luaj më kurrë.
I lënë jashtë listës së Champions Leagues nga klubi francez dhe i pa përfshirë në ndeshjet e kampionatit, nuk mund të kishte rrugë tjetër për mesfushorin vetëm se largimi përfundimtar nga PSG.
Sipas mediave në Francë tashmë akordi mes Al-Arabit dhe klubit francez është arritur mbi bazën e 50 milion eurove, madje përflitet se lojtari ndodhet në Doha për të nënshkruar kontratën.
Verrati gjatë muajit Korrik ishte pranë transferimit tek Al Hilali në Arabinë Saudite, madje u përfol për një kontratë 3 vjecare nga e cila lojtari do të përfitonte 156 milion euro, por asgjë nuk u konkretizua, ndërkohë që tek Al-Arabi pritet të përfitojë rreth 45 milion euro për 3 vite.
Mesfushori për shkak të situatës ku ndodhet ka humbur dhe vendin në përfaqësuesen italiane duke mos u grumbullur nga trajneri Spalletti për dy ndeshjet eliminatore të Europiantit kundër Maqedonsië së Veriut dhe Ukrainës.
Nëse kalimi i Verratit tek Al-Arabi zyrtarizohet atëherë ku do të ishte fundi i në aventure 11 vjecare me PSG, ku 30 vjecari luajti 416 ndeshje dhe fitoi ndër të tjera 9 tituj kampion.