Vazhdojnë dëmtimet tej Juventusi, pas Pogba, e pëson edhe një tjetër lojtar

Sport

Teksa sezoni ende nuk ka nisur zyrtarisht, në radhët e Juventusit vazhdon të shtohet lista me lojtarët e dëmtuar. Pas Paul Pogba, këtë herë është radha e Ëeston McKennie. Mesfushori ka pësuar një lëndim në shpatull, që e mbajti jashtë miqësores së luajtur ndaj Barcelonës, që u mbyll në shifrat 2-2.

Megjithatë, mendohej se amerikani do rikthehej në duelin ndaj Real Madrid. Mirëpo as kjo nuk ndodhi, sepse në stërivjtje, gjendja e lojtarit në fjalë u përkeqësua, e kësisoj nuk luajti as në takimin përballë kampionëve të Europës, në të cilin italianët u mposhtën 2-0.

Të gjendur në këtë situatë, nga ana e Juventusit nuk ende informacion konkret mbi periudhën sa mund të mungojë McKennie. Sidoqoftë, duke u bazuar këtu në raportimin e mediave të huaja, hamendësohet se mesfushori mund të mungojë rreth një muaj.

Kjo do të thotë se 23 vjeçari nuk do jetë gati në ndeshjet e para të sezonit të ri në Serie A, por nuk përjashtohet mundësia që të mos jetë pjesë e skuadrës edhe në takimet e para të Champions League.

Në fakt, Weston McKennie është një futbollist që ka vuajtur jo pak nga dëmtimet. Ai nuk mundi të ishte dot i disponueshëm në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar për Juventusi, pasi pësoi frakturë në gishtat e këmbës.

Trajneri Massimiliano Allegri e konsideron atë një lojtar të rëndësishëm për skemat e tij të lojës, mirëpo tashmë, për një periudhë një mujore, tekniku livornez duhet t’i bëjë llogaritë pa shërbimet e 23 vjeçarit.