Robin van Persie duket se nuk po ja kalon mirë në Turqi, në radhët e Fenerbahches. 32-vjecari i cili u transferua këtë verë nga Manchester United, është kthyer tashmë në një shqetësim për trajnerin e përfaqësueses holandeze Danny Blind, pasi te skuadra e re nuk ka mundur të kthehet në një lojtar formacioni.
Van Persie, ka dështuar tëkthehet në lojtar fiks në formacionin e turqve duke zhvilluar vetëm 12 ndeshje deri më tani, në të cilat, ka mundur të shënoi 4 gola.
Trajneri i Holandës Danny Blind e ka pranuar se kjo formë nuk është e mjaftueshme qëVan Persie të garantojë siguri për Holandën, e cila është në momentet e saj më kritike për sa i përket kualifikueseve të Europianit Francë 2016-të. Në Grupin-A të kualifikueseve, Holanda dergjet në vendin e 4-ët, me 10 pikë, 2 më pak se Turqia e vendit të tretë, që garanton një mundësi kualifikimi në “Play-Off”.
Përballë kësaj situate aspak ideale për tulipanët, Blind është shprehur besimplotë që Van Persie do të kthehet në formën e tij më të mirë, pavarësisht se gjendja aktuale është tejet shqetësuese për të.