Manchester United nuk heq dorë nga Gareth Bale. Sikurse shkruan britanikja Express, “Djajtë e Kuq” e shohin uellsianin si zëvendësuesin ideal të Angel Di Marias, ky i fundit në largim për te PSG-ja.
Sipas shtypit britanik, thelbësor në çështjen Bale, duket të jetë sponsori i ri i United-it, adidasi, që është sponsor edhe i 26-vjecarit të Realit të Madridit. Gjithsesi spanjollët thuhet se nuk do ta lënë të largohet me më pak se 86 milionë paundë.
Duke iu rikthyer çështjes Di Maria, tekniku Louis van Gaal, thuhet ta ketë pranuar që transferimi i 27-vjecarit te Manchester United, ishte një gabim. Burime të “Sunday People” bënë me dije se tekniku holandez e ka pranuar që afrimi në skuadër i argjentinasit nuk dha rezultat ndaj dhe ka rënë dakord që ai të largohet, duke i minimizuar klubit humbjet. Vitin e kaluar Di Maria u transferua në Old Trafford për shifrat e 84 milionë eurove.
Ndërkohë Van Gaal duket të jetë dorëzuar përballë dëshirës për t’u larguar te Reali i Madridit që ka David De Gea. Sipas raportimeve të shtypit spanjoll holandezi i ka kërkuar bordit drejtues që ta lënë 24-vjecarin të largohet. United javën e kaluar zyrtarizuan Romeron, i cili këtë vit thuhet të jetë portieri i parë i “Djajve të Kuq”.