Van Dijk përgëzon Messin, por nuk konsideronte Ronaldon si rival për ‘Topin e Artë’

Sport

Virgil Van Dijk nuk është shfaqur aspak i zhgënjyer për vendin e dytë sa i përket renditjes për ‘Topin e Artë’. Mbrojtësi i Liverpool u shpreh se përballë emrave si Messi është gjithmonë e vështirë të triumfosh, por fakti që ishte marrë serizoisht në konsideratë e mbush me krenari. Van Dijk tha se e lumturon fakti që është vlerësuar puna e tij jo vetëm me Liverpool-in, por edhe me kombëtaren e Holandës, me të cilat mbrojtësi tha se është përpjekur gjithmonë të japë më të mirën e tij. Por pak përpara ceremonisë, 28-vjeçari u pyet nga gazetarët rreth mungesës së Cristiano Ronaldos dhe përgjigjia e Van Dijk mund të sjellë polemika në të ardhmen.
Holandezi në fakt pyeti me shaka nëse Ronaldo ishte vërtet një kandidat për të fituar, por kjo mund të marr interpretime të ndryshme nga portugezi apo lojtarë të tjerë pranë tij. Ronaldo nuk ishte pjesë e ceremonisë së ‘Topit të Artë’ për këtë vit, duke preferuar të qëndrojë në Itali, për të qenë pjesë e ‘Gran Gala’ në Milano, ku jepeshin çmimet individuale për sezonin e shkuar në ‘Serie A’. Ylli i Juventus nuk ishte mes 2 të parëve për ‘Topin e Artë’ që nga viti 2011, kohë gjatë së cilës ka fituar 4 trofe të tillë. Ndërkohë, skuadra fituese e ‘Champions League’-ës në sezonin e shkuar, Liverpool, ka 4 lojtarë të radhëve të tyre të ishin mes 10 më të mirëve në botë. Veç Van Dijk që u rendit i dyti, ‘the reds’ mund të kënaqen edhe me prezencat e Mane e Salah në vendet 4 dhe 5, apo me atë të Alisson Becker që u rendit i shtati.