Van Dijk, ja ç´thotë që është mes favoritëve për “Topin e Artë”

Sport

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka thënë se do të ishte “e pabesueshme” nëse do të arrintë të ishte ai fituesi i Topit të Artë përr këtë vit. Shumë njerëz besojnë që holandezi do ta fitojë Topin e Artë, pasi Liverpooli fitoi Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu arriti me Holandën deri në finale të Ligën e Kombeve ku u u mposht nga Portugalia. “Jam i kënaqur me këtë sezon. Ishte një vit i pabesueshëm dhe jam shumë krenar për atë që kam arritur, apo edhe që jam përfshirë mes fituesve të mundshëm të të një çmimi aq prestigjoz.

Gjithsesi, unë e ndiej se mund të bëj më shumë”, deklaroi mbrojtësi, i cili megjithatë duket se është i përqendruar për t’u përmirësuar akoma më shumë në sezonin e ri Liverpuli pësoi numrin më të vogël të golave, 22, gjatë kampionatit 2018-19 (22) dhe Van Dijk ka qenë në qendër të progresit të fazës mbrojtëse të skuadrës. Si rezultat i të gjitha këtyre, holandezi shihet deri tani si një nga favoritët, madje duke qendruar në avantazh të lehtë kundrejt Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos sa i takon garës për çmimin më prestigjoz individual të vitit. Nëse Van Dijk e fiton këtë çmim, ai do të bëhet mbrojtësi i dytë që e fiton Topin e Artë, pasi Fabio Cannavaro arriti ta fitojë në vitin 2006, pas suksesit me Italinë në Kupën e Botës.