Van Der Vaart për Kane’: Më parë ta shpifte, kurse tani…

Sport

vaart

Jo vetëm me Totenhemin. Harry Kane’ është shndërruar në një lojtar vendimtar edhe në radhët e Kombëtares angleze, të cilës me dy golat e tij i dhuroi një fitore të vyer në debutimin e Botërorit kundër Tunizisë. Sulmuesi dhe njëkohësisht kapiteni i “Tre Luanve” është përmirësuar mjaft, në krahasim me fillimet e tij. Konfirmimi vjen nga Rafael Van Der Vaart, një ish-shok i përpara 6 vjetëve, kur të dy bashkë luanin tek Totenhemi. Në një video të postuar në postuar në profilin e vet të Tëitter-it, holandezi ka folur pikërisht për fillimet e Kane’. “Harry ka qenë nga ata lojtarë që ta shpifnin… Mbaj mend seanca e para kur stërvietej me ne dhe mund të them se nuk dinte as të kontrollonte topin. Por ja që tani, ai është treguesi i vërtetë sesa mund të përmirësohet një futbollist. Ia doli të bëjë progres ditë pas dite. Kam vërtet respekt të madh për atë që ka bërë Kane’, i cili sot është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka treguar Van Der Vaart.

kane
Padyshim, sulmuesi i Tottenham është bërë një nga idhujt absolutë të tifozëve anglezë, aq sa ata i kanë dedikuar edhe një korr të titulluar “Harry’s on fire”, (Harry, gati për zjarr). Gjithçka është e merituar, duke parë sesi “uragani” Kane’ shpërtheu në Botërorin e tij të parë, duke shënuar golin numër 150 nga sezoni 2014-2015. Hyri në histori edhe si një nga dy lojtarët e vetëm (bashkë me Diego Forlan) që realizoi dy herë në një ndeshje të Botërorit, por përballë portierëve të ndryshëm, si pasojë e zëvendësimit për dëmtim të portierit titullar të Tunizisë. Sikur të mos mjaftonte kaq, arriti edhe kuotën e 15 golave në 25 ndeshje me Anglinë, duke qenë i dyti vetëm prapa Geri Linekerit, që shënoi 20 herë në 25 takime me Kombëtaren britanike.