Mark Van Bommel, trajneri i PSV Eindhoven: Vijmë këtu për të marrë rezultat, por se cili do të jetë nuk di ta them. Ka njerëz që thonë se nëse luan në Barcelonë dhe humbet vetëm 1-0; 2-0; apo 2-1, është një punë e mirë, një rezultat i mirë. Por ky s’është synimi ynë! Sigurisht është e vështirë të marrësh rezultat këtu në këtë stadium, por sikurse ndodh një apo dy herë në sezon ka nga një surprizë, kështuqë… Nëse s’dalim përpara me mendësi pozitive dhe optimiste për rezultat, do të bënim mirë të kishim ndejtur në Eindhoven. Por mbase ata nuk janë në formën e tyre më të mirë, por duhet ta pranojmë se për të fituar ata mund të fitojnë edhe pa qenë në formë. Nëse do ia dalim të marrim rezultat, s’do më bëhet vonë nëse lojtarët grinden për t’i marrë fanellën Messit. Sigurisht ky gjest është sportiv, por parësor është profesionalizmi dhe gjithmonë mbajtja e përqendrimit. E di që të gjithë lojtarët e mi do t’ia kërkojnë fanellën, por këtë gjë ata s’duhet ta bëjnë pas pjesës së parë!
Hirving Lozano, sulmues i PSV Eindhoven: Të luash kundër Barcelonën është e vështirë për këdo skuadër jo vetëm për PSV-ën, prandaj e them me bindje se ka për të qenë ndeshje e vështirë. Ata janë një skaudër e shkëqlyer me lojtarë të mëdhenj. Por sikurse e tha edhe trajneri, do të mundohemi të bëjmë të pamundurën. Për mua kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës. Eshtë një ndeshje kundër një skuadre të jashtëzakonshme në një stadium gjitahshtu të jashtëzakonshëm. Do ta shijoj pafund! Të luaj te Barcelona?! Kupa e Botës më eci mirë mua dhe vetë Meksikës dhe shumë klube kërkuan të më shihnin. Kjo ka qenë shumë e bukur për mua. E vërteta për Barçën është se agjenti më ka thënë se ata kanë pyetur për mua dhe do të ishte ëndërr të luaja këtu në të ardhmen. Do të shohim mundësitë që do kemi përpara, do të ishte një ëndërr nëse ndodh, por tani për tani jam te PSV dhe jam i fokusuar totalisht me skuadrën time. Do përpiqem ta shijoj në maksimum këtë përvojë.