Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës: Ne duam të fitojmë Champions League-ën. Skuadra si Reali i Madridit, Manchester City apo dhe Atletico kanë të njëjtën dëshirë, por ne kemi një motivim më shumë këtë vit, për ta fituar këtë trofe. Championsi është ndryshe nga kompeticionet e tjera, është më i shkurtër dhe asnjë ndeshje në të nuk duhet nënvlerësuar. PSV është një skuadër e re me plot arsye për të besuar në aftësitë e saj dhe për t’u matur me ne. Kjo vlen edhe për skuadrat e tjera në grup. Ata janë kampionët e Holandës dhe janë mësuar të sulmojnë. Nuk shoh ta ndryshojnë këtë stil. Shumica e skuadrave kërkojnë t’i mbeten stilit të tyre. Prandaj them se do të duan të sulmojnë dhe me gjasa ne do na duhet të mbrohemi. Kanë goxha talente në krahët e sulmit sidomos në krahun e majtë. Lozano për shembull është tejet interesant. Gjithashtu edhe mbrojtësit e krahut i kanë cilësorë. Këto janë disa aspekte të cilat do të na duhet t’i studjojmë mirë.
Phelippe Coutinho, mesfushor i Barcelonës: Ky është një kompeticion tejet i rëndësishëm dhe e kam pritur me padurim që të luajë në të. Për mua ka për të qenë një mbrëmje tejet speciale sepse sezonin e kaluar nuk pata mundësi të luaj në Champions League me këtë fanellë. Këtë sezon do provojmë të luajmë për cdo trofe. Sigurisht Champions League-a është më e rëndësishmja dhe ne jemi të etur për ta mbyllur sa më mirë sezonin. Sa për grupin, është një grup i fortë. Them se do të vendoset nga detajet e vogla prandaj duhet të jemi në 100 përqindëshin tonë në cdo ndeshje. Andres?! Ai ishte një gjeni, krahasimet mes meje dhe atij janë të forta. Unë thjesht dua të jem vetja dhe të fitoj sa më shumë që të mundem. Mundohem të punoj fort pavarësisht rolit që mund të kem në fushë. Synimi im është që të përmirësohem në cdo aspekt dhe nëse dua të jem si Iniesta do të më duhet të përmirësohem shumë më shumë.