Valverde kërkon rikthimin te rezultatet pozitive

Sport

valeverde
Ernesto Valverde (Trajneri i Barcelonës): Kur nuk merr rezultatet që pret, gjithmonë shikon për të gjetur arsyet. Është për shkak të një gabimi apo kundërshtari bëri më mirë?! Duhet të zgjohemi tani, përballë një ndeshjeje kaq të rëndësishme. Ndihemi mirë dhe e dimë se si janë gjërat. Edhe kur fiton gjithçka, ka zëra që të përflasin, që të përndjekin. Të gjithë këtu e dinë se çfarë presin prej nesh dhe në jemi mësuar të jetojmë më këtë gjë. Kemi disa dëmtime, por presim më të mirën nga kjo sfidë. Jemi të përgatitur pasi e njohim fuqinë e tyre si skuadër dhe sidomos në sulm dhe në mbrojtje. Kur u hodh shorti, prisnim vetëm ndeshje të vështira dhe kjo është padyshim njëra nga më fortat për ne. Dëmtimet e lojtarëve kundërshtarë?! Kur luan në Champions League nuk duhet ta harrojmë se gjithmonë kundërshtari të përball në gjendjen më të mirë të mundshme. Edhe pse ata kanë mungesa, sërish mbeten e njëjta skuadër në fushë. Jam i sigurt se ka për të qenë një ndeshje e bukur. Suarez?! Ai ka një natyrë tejet të vecantë të të shënuarit dhe na jep goxha siguri përpara.

5ad1c76da91e6b06b7000001
Ivan Rakitic (Mesfushor i Barcelonës): Jemi të përgatitur për të patur një ndeshje të mirë dhe e dimë se çfarë do të thotë të luash në një stadium si ‘Wembley’. Kemi respekt për Tottenhamin, një skuadër që tregoi vlerat e saj vitin e kaluar, po kështu edhe për Harry Kane, një lojtar që di të të vërë goxha në vështirësi. Sa për formën që kemi, disa ndeshje të luajtura keq nuk do të na ndryshojnë, pavarësisht se na kanë mërzitur kohët e fundit. Dua që ndeshja të fillojë sa më shpejt dhe të japim maksimumin tonë. Është e rëndësishme që të bëjmë gjërat së bashku, si grup, si skuadër. Duhet të jëmi sa më të bashkuar, si në sulm po ashtu edhe në mbrojtje, pasi kështu arrihen synimet e mëdha, trofetë. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, por jemi të qetë dhe kemi besim të madh.