Valverde kërkon kujdes të veçantë ndaj Slavias; Çekët nuk kanë çfarë të humbasin…

Sport

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës: “Mendoj se do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë që pamë në Pragë. Slavia i qëndron besnike identitetit të saj. Luajnë shumë fort fizikisht dhe dinë se si të jenë të rrezikshëm tek zona e kundërshtarit. E nisëm keq me ndeshjet tona jashtë fushe, më pas morëm 3 fitore dhe tani humbëm sërish. Kemi nevojë për të gjetur vazhdimësinë. Sfidat në transfertë nuk duhet t’i lëmë të komplikohen si kundër Levantes. Gjithësesi, sot luajmë në shtëpi dhe mendoj se jemi të frymëzuar për të bërë mirë para tifozëve tanë. Nuk mund të them se do të dominojmë krejtësisht mbi kundërshtarin apo do të realizojmë një goleadë. Nëse mendojmë të tilla gjëra, çdo gjë që kemi ndërtuar do të shkërmoqet. Slavia tregoi se ka cilësi në takimin e parë, prandaj duhet të bëjmë kujdes maksimal.”


Nelson Semedo, mbrojtës i Barcelonës: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, të cilëm duam ta fitojmë. Pres një sfidë të fortë e të luftuar, por jemi në shtëpi dhe e kemi për detyrë të bëjmë një paraqitje të madhe. ‘Champions League’-a është një kompeticion i komplikuar, por ne jemi Barça. Jemi pretendentë për të fituar në çdo kompeticion ku marrim pjesë. Por për të kompletuar objektivat tona, duhet t’i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje dhe të përpiqemi të përmirësohemi sa më shumë.”


Jindřich Trpišovský, trajneri i Slavia Praha: “Do të bëjmë maksimumin për të luajtur në të njëjtën mënyrë si në shtëpi. Por jemi të ndërgjegjshëm se kjo gjë ka për të qenë akoma më e vështirë se në fushën tonë. Do të jetë e rëndësishme mënyra se si do të luajmë minutat e para. Duhet të tregojmë se nuk i kemi merituar rezultatet e ngushta të mëparshme. E kuptojmë që përballë kemi një kundërshtar që në shtëpinë e vet nuk toleron askënd, por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta provojmë. Kemi kurajo mjaftueshëm për të besuar në aftësitë tona dhe për të provuar e për të marrë diçka nga kjo ndeshje.”


Tomas Soucek, mesfushor i Slavia Praha: “Nuk di të them se çfarë nga stadiumi më i madh në Europë. Në momentin e parë që pamë stolat, duket sikur nuk kanë të mbaruar. Vijmë këtu me një dëshirë të madhe për të bërë sa më mirë. Do të provojmë të luajmë edhe përpara, të tentojmë të sulmojmë sa më shumë. Shpresoj që stadiumi të mos ketë një impakt të madh tek ne. Duhet të përqëndrohemi tek loja jonë dhe mënyra se si do ta trajtojmë ndeshjen.”