Barcelona dominoi ndeshjen Manchester United, me Lionel Messin që dhuroi një tjetër mbrëmje magjike për të gjithë tifozët që kishin fatin ta ndiqnin. 3-0 është një rezultat që tregon qartë forcën e katalanasve dhe trajneri Ernesto Valverde duke se është mëse i kënaqur me atë që të besuarit e tij dhanë në fushën e lojës. 55-vjeçari u shpresh se skuadra i kreu më së miri detyrat që vetë tekniku u kishte ngarkuar përpara fillimit të ndeshjes, ndërsa elozhet për Leo Messin sipas tij do të ishin thjesht të tepërta. Valverde u ndal edhe tek eleminimi i Juventus, ku deklaroi se nuk ndihet i lumtur që bardhezinjtë dhe Cristiano Ronaldo tashmë janë jashtë kompeticioni, duke qenë se ishin konsideruar si favoritë.
Trajneri i Barcelonës tha se nëse Ajax-i u kualifikua në gjysmëfinale, do të thotë se është një kundërshtar edhe më i rrezikshëm se Juventus. Ndërsa sa i përket ‘harkëtarëve’, Valverde u shpreh se për 3 nga skuadrat që luajnë futbollin më të bukur në Europë, meritë kryesore ka legjenda Johann Cruyff. Sipas teknikut katalanas, filozofia e holandezit ka bërë që Barcelona të arrijë në nivelet e dekadës së fundit, ndërsa pjesë të kësaj filozofie të magjishmë siç e cilësoi Valverde, mund t’i gjesh edhe tek Ajax-i apo tek Manceshter City i Pep Guardiolës. Në ‘Camp Nou’ një arsye tjetër për të festuar ka qenë edhe fakti që skuadra përsëri nuk pësoi gol. Teksa në sulm udhëhiqen nga magjia e Leo Messit, mbrojtja e katalanasve ka qenë jo pak e kritikuar gjatë këtij sezoni, prandaj rezultatet e arritura ndaj Manchester United tregojnë një rritje dhe siguri të kampionëve të Spanjës edhe në fazën mbrojtëse.