Valon Behrami, martohet vetëm 4 muaj pas divorcit!

Sport

valon
Në muajin shkurt të këtij viti, futbollisti shqiptar, Valon Behrami dhe ish-bashkëshortja e tij, Elena Bonzanni i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Ata treguan se për ta kishte qenë një vendim i vështirë, duke qenë se janë dhe prindër të dy vajzave. Megjithatë një muaj pas ndarjes Valoni filloi një lidhje të re me skiatoren, Lara Gut. Duket se brenda 4 muajsh marrëdhënia e tyre është konsoliduar dhe ata kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë me martesë.

valoni

Vetë Valoni ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi nga martesa, ku çifti shihet duke pozuar në Lugano të Zvicrës. “Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë e ngushtë rreth nesh…Nuk mund ta imagjinoja një mënyrë më të bukur për të thënë: ‘Pranoj’”, – ka shkruar futbollisti shqiptar bashkangjitur fotografisë. Përgjatë muajit mars, Valoni dhe Lara u përfolën gjatë në mediat zvicerane për një lidhje të mundshme. Po vetëm me anë të një dedikimi në rrjetin social, ‘Facebook’, Lara pranoi publikisht lidhjen me futbollistin.