UZUNI SHPALLET ME I MIRI, NGA VETE LOJTARET E LIGES 2

Sport

Deri tani këtë sezon në La Liga ka shënuar vetëm 4 herë deri tani në 11 ndeshje dhe nuk po shkon si duhet me Grandan. Por 23 golat e sezonit të kaluar kanë bërë që Myrto Uzuni të shpallet më i miri, në bazë të votimeve të vetë lojtarëve të liës së dytë spanjolle. Konkretisht, të hënën e ardhshme, Shoqata e Futbollistëve Spanjollë do të festojë edicionin e dytë të “AFE Aëards”, ceremonia e ndarjes së çmimeve, që shpërblen lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar. Këto çmime janë caktuar nga votat e vetë futbollistëve në secilën kategori.

Sa i takon La Ligës, fituesi si më i miri është Vinicius, kurse në Ligën e Dytë çmimi shkon për Myrto Uzunin, mesfushorin e Kombëtares shqiptare që luan për Granadan. Futbollistët e ligës së parë spanjolle kanë votuar dhe kanë nxjerrë si lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, pikërisht beratasin e përfaqësueses shqiptare.

Sulmuesi ia doli që vjet të realizohet 23 gola në kampionat, duke u shpallur edhe shënuesi më i mirë. Pa harruar edhe që shërbeu 5 asiste, por edhe dhuroi paraqitje të shkëlqyera, të cilat ndihmuan ekipin e Granadës që të ngjitej në La Liga. Aty ku deri tani Uzuni ka fiksuar 3 gola në ndeshjet e luajtura në shtëpi ndaj Majorkas, Gironas e Vilarealit dhe 1 herë në transfetë, pikërisht kundër Almerias.

Duke u kthyer te Vinicius, ndohta ndeshjet e fundit dhe nisja e shkëlqyer e Bellinghamit, e kanë lënë braazilianin disi në hije. Por duhet kujtuar se Vinicius Xhunior sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit, me 10 gola dhe 10 asiste në kampionatin spanjoll.