Uzuni shijon gëzimin e parë në Kroaci

Sport

uzuni
Vetëm pak javë më parë bëri lëvizjen befasuese drejt kampionatit kroat. E Myrto Uzuni nuk vonoi që të gjejë golin e tij të parë me fanelën e Lokomotivës së Zagrebit. Ish-talenti i Lacit, që u transferua në fund të verës nga Shqipëria në Kroaci për 200 mijë euro, arriti të shënojë në transfertën ndaj Gorica, e fituar 3-0 nga skuadra e kryeqytetit kroat.  Ishte me të vërtetë një super paraqitje super ajo e 23-vjecarit shqiptar, që gjithashtu u bë protagonist me asistin për golin e tretë të realizuar nga Haliloviç. Uzuni, i bërë i njohur te Apolonia e Fierit, në fakt është beratas.

myrto uzuni 470x451

Dhe kanë qenë tifozët e Tomorit, skuadrës ku ka hedhur hapat e parë, ata që përmes rrjeteve sociale i kanë bërë një kërkesë teknikut Christian Panucci për ta ftuar në Kombëtaren shqiptare. Në ndeshjen mes Goricës dhe Lokomotivës së Zagrebit gjeti rrugën e rrjetës edhe talenti i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes. Kastrati është vetëm 19 vjeç dhe luan me kombëtaren U-21 kosovare, teksa deri tani ka qenë autor i 5 golave me skuadrën nga Zagrebi.