UZUNI, NDER 5 LOJTARET ME MESTAREN ME TE LARTE NE EVROPE

Sport

Me fanelën e ekipit Kombëtar në Varshavë në ndeshjen ndaj Polonisë nuk arriti të linte gjurmë pavarësisht formës fantastike që po kalon te Granada në La Liga 2. Mirëpo, Myrto Uzuni mund të krenohet me një tjetër arritje në futbollin evropian. Sulmuesi beratas ka arritur të shënojë 20 gola në kampionat dhe te Granada kanë evidentuar mesataren e lartë të realizimit të bomberit shqiptar. Faqja zyrtare e klubit spanjoll ka nxjerrë në pah faktin se se Uzuni është ndër 5 sulmuesit më të mirë në Europë. Konkretisht, ai renditet i katërti në radhë, me mesataren 0.63 gola për ndeshje të luajtur. Në këtë renditje speciale, sulmuesi i Shqipërisë kalohet vetëm nga Erling Haland i Manchester Sitit me 1.04 gola, Viktor Osimhen i Napolit me 0.73 gola dhe Kilian Mbape i Paris SG me 0.7 gola për ndeshje.

Ndërsa, beratasi ka lënë prapa një emër si RObert Levanovski, që ka një mesatare prej 0.6 golash.

Deri më tani 27 vjeçari ka shënuar 20 herë nga 44 gola në total të Grandas, megjithëse me sezonin që duhet ende të mbarojë, kjo shifër pritet natyrisht të rritet. Kështu, Uzuni jo vetëm që po udhëheq Granadën të ngjitet në Primera Liga, por vecanërisht po reklamon veten së tepërmi, në prag të merkatos së madhe verore. Siç e ka përmendur vetë, ka disa alternativa dhe oferta nga Premier League në Angli, nga Serie A apo edhe nga disa skuadra brenda La Ligës.