Uzuni fiton bastin me menaxherin, merr një «Porsche»!

Sport

uzuni
Padyshim, Myrto Uzuni ka qenë një nga surprizat e bukura të futbollit shqiptar, për këtë vit 2018. Brenda pak muajve nga transferimi i tij prej Lacit te Lokomotiva e Zagrebit, lojtari beratas ka bërë hapa galopantë. Jo vetëm duke fituar një vend në radhët e Kombëtares shqiptare, por duke lënë përshtypje mjaft pozitive me paraqitjet e tij në kampionatin kroat, ku nuk iu desh shumë kohë për t’u ambientuar. Aq sa mund të thuhet pa frikë se beratasi ka shkuar përtej parashikimeve.