USA, e thonë mjekët, Loris Karius vuajti tronditje nga goditja e Ramosit në finalen e Kievit

Sport

karius
Portieri i Liverpoolit Loris Karius vuajti një tronditje në kokë pak përpara golit të parë të finales me Realin e Madridit dhe ky mund të ketë qenë shkaku kryesor i performancës totalisht të dobët të tij. Ky ka qenë përfundimi i mjekëve neurolog në Boston të Shteteve të Bashkuara pas disa ekzaminimeve të kryera atje nga Dr. Ross Zafonte dhe stafi i tij. Sipas mjekut në fjalë përplasja e Sergio Ramos pak përpara gafës së shumëpërfolur të Kariusit mund t’i ketë shkaktuar atij trullosje dhe ulje ndjeshmërisë shqisore. Zafonte e ka konsideruar si “visual spatial dysfunction” simptomën që Karius paraqiti në çastet kur ia dhuroi topin Benzemasë.

loriss

Sipas mjekut kjo gjë erdhi fillë pasi prej goditjes në kokë portieri gjerman nuk kishte marrë ende veten dhe perceptimi i hapsirës nuk ishte ende i qartë. Mjekët dolën në këtë përfundim pas ekzaminimeve filmike, fizike dhe testeve metrike. Karius pas finales së Kievit vuajti edhe kërcënime me jetë. Aktualisht ai ka marrë pushimet dhe është vendosur në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara. Atje ai ka vendosur edhe të konsultohet me mjekët, të cilët i kanë këshilluar që të shmangë stresin dhe të mos e neglizhojë atë që i ndodhi në Kiev. 24-vjecari gjerman u transferua te Liverpooli 2 vite më pare për shifrat e 4.7 milionë paundëve. Pas dështimit në finalen e Championsit, me gjasa ai mund të mos jetë më titullar.