Skuadra nga Premier Ligës, Wolverhampton Wanderers, përgatitet të presë krahë hapur Patrick Kutronen. Pasi siguroi shërbimet e Jesus Vallejo, ëolves tashmë ka
arritur marrëveshje për të marrë sulmuesin e ri të Milanit dhe Italisë U-21. Konfirmohet se është arritur një marrëveshje që Cutrone të kalojë tek klubi anglez, për
shumën e 20 milionë eurove. Lojtari pritet që së shpejti të kryej edhe testet mjekësore, pasi ka braktisur kampin stërvitor të Milanit.
Cutrone e mbylli sezonin 2017/18 si golashënuesi më i mirë i skuadrës kuqezi, me 18 gola në të gjitha kompeticionet. Por ardhja e Kristof Piontek ia mbylli disi hapësirat
e aktivizimit, ndërkohë që trajneri i ri Giampaolo duket se nuk e shihte sulmuesin italian në projektin e ri teknik të skuadrës milaneze. Ndërkaq, mediat italiane
raportojnë se për të zëvendësuar Cutrone, Milani është afër nënshkrimit me sulmuesin e Lille, Rafael Leao. Ndërkohë që vazhdon të punohet edhe për të sjelën
edhe Angel Correa nga Atletico Madridi. Për argjentinasin, kuqezinjtë ende nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesën e Atleticos prej 50 milionë euro,
megjothatë do të përpiqen të negociojë një shumë më të vogël.