“United 2026” do të jetë emri i botërorit të futbollit pas 8 vitesh. Në asamblenë e madhe të mbajtur përpara fillimit të kompeticionit më të rëndësishëm të kësaj vere, FIFA ka votuar kandidaturën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë e Meksikës si vendet organizatore të botërorit në vitin 2026.
Kandidatura e “United” mposhti atë të Marokut, teksa mblodhi 134 vota në asamble kundrejt 65 të vendit nga Afrika veriore. Në 2026-ën, Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin 60 ndeshje nga 80 në total, ndërsa Kanadaja dhe Meksika nga 10, për secilën do të përfshihen nga 3 qytete. Amerika nga ana tjetër do të përzgjedhë 10 mes 17 qyteteve pretendente për të mbarvajtur një ndeshje të botërorit.
Mesatarja e kapacitetit të stadiumeve në “United 2026” do të jetë rreth 68 000 mijë spektaktorë, çfarë përmbushte një nga kushtet kryesore teknike të FIFA-s.
Ndërsa sa i përket finales, ajo do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, ku qyteti i përzgjedhur do të jetë një mes Dallas, Los Angeles apo New York-ut.