UNION SG – NEWCASTLE, 18:45, TS2 HD

Sport

Sebastian Pocognoli, trajner i Union SG:

“Mbaj mend diçka nga koha ime në Premier League si lojtar te Uest Bromuich, se ekipe si Newcastle mund ta ngadalësojnë lojën dhe pastaj ta përshpejtojnë papritur: kjo mund të ndodhë në pushimin mes pjesëve, ose pasi humbasin posedimin e topit. Kjo ndodhi disa herë kundër PSV-së, por ne nuk e paguam shtrenjtë diçka të tillë, në atë ndeshje, që përkundrazi ditëm ta fitojmë. Nuk duhet t’i bëjmë ato gabime kundër Neëcastle. Neëcastle është një ekip që nuk i shmanget aspak përpjekjeve për të dhënë maksimumin sidomos në zhvillimin e rrjedhshëm të aksioneve. Nuk ka sekrete në këtë drejtim. Prandaj, presim një betejë fizike. Do të duhet të jemi në më shumë se 100% dhe ndoshta t’i bëjmë ata të dyshojnë në vetvete, duke e bërë këtë”.

Kevin MacAllister, lojtar i Union SG

“Kam mundësinë të luaj më në fund në Champions League, me Union SG. Na pret Neëcastle, që s’është i panjohur për mua. Premier është liga më e mirë në botë, kështu që unë e ndjek nga afër kampionatin anglez, edhe sepse luan im vëlla, Alexis Mac Allister. Gjithashtu shikoj rregullisht ndeshjet e Neëcastle sepse më pëlqen stili i tyre i lojës. Sigurisht, vëllai im mund të më jepte këshilla, por unë e di mjaft mirë se me çfarë do të përballemi”

 

Eddie Howe, trajner i Newcastle:

“Union SG ka pasur sukses të vazhdueshëm gjatë sezoneve të fundit. Jo më kot ka pasur pjesëmarrje edhe nëpër kompeticionet europiane. Jemi plotësisht të përqendruar dhe plotësisht të gatshëm për ta përballuar këtë skuadër. Jemi një klub i Ligës së Kampionëve këtë sezon. Nëse kjo do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, vetëm koha do ta tregojë. Po përpiqemi ta shfrytëzojmë sa më shumë këto ndeshje që na presin.  Humbja ndaj Arsenalit 2-1 në fundjavë duhet të jetë një motivim dhe shtysë për ne sot, jo një dhembje koke. Duhej të bënim më mirë në ato momente të fundit. Do të kishte qenë një pikë e madhe e siguruar nga ana jonë. Gjithsesi, gjithçka që ndodhi duhet të na shërbejë si motivim”.

Joelinton, mesfushor i Newcastle:

“Mund të them se ndihem mirë e po ashtu, edhe skuadra ndihet mirë, pavarësisht rezultatit të fundjavës në kampionat. Gjithçka është pozitive dhe kemi një mundësi për të fituar një ndeshje, të parën në këtë fazës të ligës së UEFa Champions League. Me Union SG është një ndeshje e rëndësishme për situatën ku jemi. Kemi shumë ndeshje, por nuk kemi kohë për të humbur më. Shpresoj ta bëjmë me një performancë të mirë”.